Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Barcelona do të mbushë arkat me 130 milionë euro për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga këtë sezon.

Vetëm kampionët Real Madrid do të fitojnë më shumë se katalunasit, me Los Blancos që do të arkëtojnë hiç më pak se 145 milionë euro.

La Liga do të shpërndajë rreth 1.5 miliard euro nga të drejtat televizive midis 20 klubeve të La Ligës kur të përfundojë sezoni.

Nga kjo shumë, 50 për qind e tyre (750 milionë euro) do të shpërndahen në mënyrë të barabartë midis 20 klubeve në kampionat.

Pjesa e mbetur prej 50 për qind do të ndahet në bazë të performancës në varësi të vendit ku çdo klub përfundon në fund të sezonit. Real Madrid do të fitojë 17 për qind të këtyre parave për të fituar titullin.

Fituesit më të mëdhenj nga sezoni i kaluar janë Girona. Klubi katalanas do të marrë 118 milionë euro shkaku që ka përfunduar në vendin e tretë. Atletico Madrid plotëson katërshen e parë me 106 milionë euro. /Telegrafi/


Shtuar 20.05.2024 17:16