Rrugëtimi i Anglisë deri në finalen historike të “Euro 2020”

Kombëtarja e Italisë dhe e Anglisë luajnë sonte ndeshjen finale të Kampionatit Evropian nga ora 21:00.

Anglia nuk njeh humbje në këtë “Euro 2020”, anglezët e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë në grupin D me shtatë pikë të grumbulluara.

“Tre Luanët”, më pas eliminuan Gjermaninë 2-0, në çerekfinale shkatërruan Ukrainën 4-0 dhe në gjysmëfinale triumfuan ndaj Danimarkes 2-1.

Anglia ka realizuar 10 gola në këtë ‘Euro’ ndërsa ka pësuar vetë një.

Kjo është hera e parë që të përzgjedhurit e Gareth Southgate arrijnë në një finale të Kampionatit Evropian, dhe synim i tyre do të jetë ta mbajnë trofeun në Londër.


Shtuar 11.07.2021 14:36