Barazim në Angli dhe fitore e ngushtë në Holandë. Ndeshjet e para nuk vendosin pothuajse asgjë në UEFA Conference League që pas rreth një muaji do të kulmojë me finalen e Tiranës.
Roma edhe pse kaloi fillimisht në avantazh me Pellegrinin, nuk arriti të dilte me një fitore nga stadiumi i Leicester City që ruajti pozitat me një barazim të rëndësishëm të sigluar në pjesën e dytë.
Ndeshje më spektakolare ajo e “De Kuip” të Roterdamit ku Feynoord mposhti 3-2 Marseille në një 90 minutësh shumë të luftuar për të dyja skuadrat. Fillimisht dy gola të shpejtë për bardhekuqtë por Marseille nuk u demoralizua dhe barazoi ndërsa në pjesën e dytë, Dessers shënoi golin e fitores.