ZYRTARE/ Ylli turk i Romës huazohet te Marseille

Pas eksperiencës me Leicester City në Premier League, Roma huazon sërish Cengiz Under këtë herë te Olympique Marseille në kampionatin francez.

Jose Mourinho vendosi të mos e mbajë turkun në skuadër dhe drejtuesit e klubit verdhekuq i kanë gjetur një destinacion të ri.

Për Under, Marseille ka paguar 500 mijë te Roma për huazimin ndërkohë që në verën e vitit 2022 ka të drejtën e blerjes për 8, 4 milionë euro ndërkohë që Roma do të ruajë 20% të kartonit në rast rishitjeje të Under nga Marseille në të ardhmen.


Shtuar 4.07.2021 19:21