Rrezikohet të mos regjistrohet Messi, Barcelona përgatit shkëmbimin e Griezman, Milan do Coutinho

Antoine Griezman është futbollisti i piketur për t’u larguar nga Barcelona, që sipas rregullave të reja në Spanjë duhet të rigjenerojë deri në 200 milionë euro humbje në këtë merkato vere përndryshe nuk mund të rregjistrojë asnjë lojtar të ri përfshirë edhe Messi-n, i cili ka rënë dakord në parim për rinovimin me 5 vite.

Griezman është lojtari që paguhet më shumë te Barcelona me 18 milionë euro në sezon dhe një shkëmbim me Saul Nigez te Atletico është mëse i mundur. Ideja po përflitet shumë në mediat spanjolle dhe dakord me këtë shkëmbim është edhe vetë francezi, i cili mban kontakte të ngushta me shokët te Atletico Madrid.

Në listën e largimeve është edhe ish-interisti Coutinho për të cilin sipas ‘Sport.es’ është i interesuar Milani. ‘Djalli’ po pret që braziliani të ulë pretendimet për pagën dhe më pas të gjejë formulën e duhur për ta marrë nga Camp Nou. Barcelona në çdo rast nuk do bënte shumë rezistencë, si për faktin e pagës ashtu edhe për çmimin e kartonit që mund të fitojë prej tij. Milani në këtë mënyrë do të hakmerrej ndaj Interit që i mori me parametër Hakan Calhanoglu-n.

Jo vetëm Griezman dhe Coutinho, por këtë verë mund ta shohin veten në merkato edhe shumë futbollistë të tjerë të Barcelonës. Klubi po diskuton përgjysmimin e pagës me Busquets dhe Jordi Alba, ndërsa Umtiti që merr një pagë të konsiderueshme ka shumë gjasa të largohet. Klubi ndër të tjera është i hapur edhe për oferta të tjera, ndërsa e sigurtë është se vera do jetë shumë impenjative, pasi në të kundërt futbollistë si Messi, Depay apo Aguerro nuk mund të rregjistrohen për sezonin e ri.


Shtuar 19.07.2021 19:55