Rregulli i ri i FSHF-së jep efektet e para, 17 futbollistë të rinj aktivizohen në javën hapëse

Java e parë e “Abissnet Superiore” solli menjëherë efektet konkrete të një prej risive kryesore të sezonit të ri. Falë rregullit të Federatës Shqiptare të Futbollit për përfshirjen e detyrueshme të të rinjve, 17 futbollistë patën mundësinë të aktivizoheshin që në nisje të kampionatit.

Të lidhura

None found

Rregullorja e miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së përcakton se, duke filluar nga sezoni 2026-2027, çdo ekip në “Abissnet Superiore” dhe në Kupën e Shqipërisë duhet të hedhë në fushë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të lindur në vitin 2007 ose më vonë, i cili të ketë pasaportë shqiptare.

Zbatimi i kësaj mase që në javën hapëse tregon se politika e FSHF-së për zgjerimin e mundësive ndaj talenteve shqiptare ka nisur të konkretizohet që në fillim të sezonit.

Mes emrave që spikatën ishte Briajan Gjyla i Vorës. Futbollisti i lindur në vitin 2007 vendosi ndeshjen kundër Dinamo City, pasi realizoi golin që i dha Vorës fitoren 1-0. Kjo paraqitje e ktheu atë në një nga protagonistët e javës së parë të kampionatit.

Gjyla dhe Dion Vata i Partizanit, gjithashtu një prej të rinjve të aktivizuar në javën e parë, u përfshinë nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin më të mirë të javës hapëse të “Abissnet Superiore”.

Tirana ishte skuadra që u dha minuta pesë lojtarëve të rinj: Olti Qerimaj (2007), Mateo Maçi (2009), Aimar Bami (2008), Serxho Vogli (2008) dhe Serxho Prendi (2008).

Hapësirë për dy futbollistë të rinj krijoi Egnatia, e cila aktivizoi Reis Bakallin (2007) dhe Zyber Çullhajn (2008). Edhe Teuta u mbështet te dy të rinj, Ergis Arifi (2007) dhe Grei Kuqi (2008).

Minutat e para në elitë gjatë kësaj jave i morën edhe Sokol Uldedaj (2009) me Vllazninë, Spasian Nasto (2008) dhe Kleart Grazhdani (2007) me Skënderbeun, Dion Vata (2009) me Partizanin, Klevi Ajazi (2008) me Laçin, Armir Borici (2008) me AF Elbasanin, Skënder Meta (2007) me Dinamo City dhe Briajan Gjyla (2007) me Vorën.

Lista e lojtarëve të aktivizuar nxjerr në pah se klubet nuk janë përqendruar vetëm te një grupmoshë. Mundësi kanë marrë futbollistë të lindur në vitet 2007, 2008 dhe 2009, duke afruar më drejtpërdrejt futbollin e moshave me nivelin më të lartë të kampionatit vendas.

Kjo nismë është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, shtimin e hapësirave për lojtarët e rinj dhe forcimin e bazës së ekipeve kombëtare. Objektivi është që talentet shqiptare të grumbullojnë minuta, përvojë dhe konkurrencë në nivelet më të larta, duke kontribuar gradualisht në formimin e brezave të ardhshëm të Kombëtares.

Ndeshjet e para të “Abissnet Superiore” dëshmuan se futbollistët e rinj nuk po marrin vetëm mundësinë për të zbritur në fushë, por edhe për të luajtur role protagoniste dhe për të qenë vendimtarë në rezultatet e skuadrave të tyre.


Shtuar 26.08.2026 13:22

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetjojobet