Rrëfimi i veçantë i Tevez: Me rrogën e parë bleva 10 shtëpi për të afërmit

Carlos Tevez  ka karrierë mjaft të pasur nw futboll, ku arritur të luaj me skuadra të mëdha europiane si Juventus, Manchester City dhe Manchester United.

Por ka qenë vet sulmuesi Tevez i cili foli për transferimin e tij nga Boca Juniors kur nisi karrierën tek brazilianët e Corinthaisit në vitin 2005. 37 vjeçari u shpreh se rrogën e parë që mori bleu 10 shpi për xhaxhallarët e tij dhe tezet për t’i larguar ata nga varfëria dhe lagja problematike e Buenos Aires.

“Kur mora rrogën e parë dhe fitimet e para kur nënshkrova për Corinthiasin vendosa të blej dhjetë shtëpi dhe mora të gjithë xhaxhallarët dhe tezet e mia nga një lagje e varfër për t’i transferuar dikur tjetër.

Mbaj mend që vendosa të bëja një festë të vogël në oborrin e shtëpisë time për të festuar transferimin tim. Askush prej tyre nuk e kishte ide se çfarë kisha bërë. Gjatë darkës unë nxora çelësat e shtëpive dhe ua dhashë atyre, ata nuk mund të besonin se çfarë unë kisha arritur të bëja. Ishin vërtet të befasuar dhe të lumtur. Ndihesha krenar që isha në gjendje t’i lumturoja ata’’, u shpreh ‘’Apashi’’.

Shtuar 18.04.2021 12:19

Tags: ,