I shkrumbuan makinën, flet zyrtari i PD-së

Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini është djegur gjatë natës.

Mësohet se automjeti ka qenë parkuar para banesës. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ku edhe kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Zyrtari i PD-së tha për Abcnews.al se nuk ka pasur konflikt me asnjë njeri.

Po ashtu ai u shpreh se policia ka qenë në vendngjarje, ndërsa është në pritje të zbardhjes së plotë të saj.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 kam dëgjuar një plasje. Kemi dalë jashtë dhe kam parë që pjesa e përparme e makinës që ishte në flakë. Policia ka ardhur bënë 4-5 foto , bënë punën e tyre dhe ka ikur. Tani të shohim përgjigjen që do të kthejë. Unë nuk kam pasur konflikte me asnjë person dhe nuk ia kam idenë kësaj ngjarje”, ka thënë Ariston Drioni. /albeu.com/


Shtuar 18.04.2021 12:16