Rrëfehet Pique për largimin nga futbolli: Dhimbjet personale nuk kanë lidhje, u ndjeva jashtë klubit

Duke folur për “AS”, mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique shpjegoi arsyet që e shtynë atë të largohej nga klubi dhe futbolli.

“Para sezonit pata një takim me Xavi, ku ai më tha se do të ishte e vështirë për mua të kisha hapësira në klub. Por unë doja ta provoja sezonin e ri me Xavin në krye dhe mendova se pauza në shtator do të ishte momenti më i mirë për të marrë vendimin tim final.

Fakti që kishte disa dëmtime në repartin e mbrojtjes, bëri që largimi im të vonohej. Por më pas erdhi momenti i duhur dhe dhashë njoftimin për largimin tim nga Barcelona dhe nga futbolli. Ky vendim nuk kishte të bënte me problemet e mia personale”, është shprehur Pique./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 16:30