Në futboll shpesh shohim ndërhyrje të ashpra, futbollistë që i tejkalojnë limitet, njëri prej tyre ka qenë pa diskutim edhe Roy Keane, ish kapiteni i famshëm i Man.United.
Një nga ndërhyrjet e tij që vështirë se harrohen, ka qenë ajo ndaj Alf-Inge Haaland, babai i Erling Haaland, një faull i ashpër që i dha fund karrierës së Alf-Inge. Ajo që habit më shumë është fakti se Keane nuk ka asnjë pishman, nuk ndjen keqardhje edhe pasi kanë kaluar vite, fakt që ai e pranon edhe në librin e tij autobiografik:
“Pishman në karrierë? Jo, sa herë do të më jepej mundësia do ta ribëja. Nuk jam penduar kurrë për gjërat që kam bërë në karrierën time, kurrë, asnjë herë. Mbase, mbase, ndonjë herë kur kam marrë kartonë të kuq dhe kam lënë ekipin dhe shokët vetëm. Për mua të zbrisje në fushë ishte sikur të shkoja në luftë.
Zbrisja në fushë për ti bërë keq rivalëve? Sigurisht, për këtë nuk kam kërkuar kurrë ndjesë. Edhe kundërshtarët përpiqeshin të më bënin keq mua, e provonin sigurisht. E vërtetë është se kur nuk e kam bërë diçka qëllimisht, të futesha në fushë për të dëmtuar dikë qëllimisht. A ka ndodhur? Sigurisht që po, kur dylufton në fushë mundësia për tu dëmtuar është e madhe, por kurrë qëllimisht”, theksoi ndër të tjera Keane.