Në Shqipëri sot janë 1484 persona që kanë emrin “Ronaldo”. Ky fenomen i çuditshëm nisi në pranverën e vitit 1998 duke kulmuar në qershor-korrik të këtij viti. Gjithçka lidhet me futbollistin brazilian Luis Nazario Ronaldo de Lima, i cili ishte ylli i Botërorit 1998 në Francë.
Për më tepër, shihni grafikun e mëposhtëm të intensitetit të vendosjes së këtij emri ndaj fëmijëve të porsalindur gjatë vitit 1998 në Shqipëri publikuar nga Albanian Stats.