Ronaldo tregon se cila kombëtare do e fitojë Kupën e Botës, por varet nga forma e yllit të ekipit

Ish-legjenda e futbollit botëror, Ronaldo Fenomeni, ka komentuar nga Sao Paolo Kupën e Botës në Katar dhe skuadrën për të cilën ai mendon se do të jetë fituesja e këtij kompeticioni.

Ish-ylli i Interit mendon se Brazili mbetet gjithmonë favorit dhe ai individ që mund ta çojë shtetin e tij në ngritjen e këtij trofeu është Neymar.

“Ky Botëror nuk do jetë ndryshe, por nëse Neymar është mirë fizikisht dhe i përqendruar 100% në këtë Kupë Bote, do të kemi shumë mundësi për ta fituar titullin.

Kemi një skuadër të madhe, lojtarë të mëdhenj, por mbi të gjitha kemi Neymar që është shumë ndryshe nga lojtarët e tjerë në aspektin teknik dhe fizik.”/ h.ll/albeu.com