Ronaldo nuk kursehet për Georginën, së fundmi i bën një dhuratë 124 mijë euroshe (FOTO LAJM)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe modelja Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të diskutuara të momentit.

Shpesh herë ata i tregojnë fansave të tyre sa shumë përkujdesen për njëri-tjetrin duke i bërë kështu edhe ndër çiftet që pëlqehen me shumë në rrjetet sociale.

Së fundmi CR7 ka suprizuar bashkëshorten e tij duke i bërë një dhuratë fasntastike dhe të kushtueshme si gjithmonë.

Është pikërisht një kuti me tre çanta për bizhuteri nga Louis Vuitton me një vlerë prej 124.000 eurosh.

Kutia Malle Vendome është një nga artikujt më të shtrenjtë të firmës së njohur. Dimesione e saj janë, 140 cm lartësi, me tetë sirtarë për të ruajtur stoli, bust për gjerdanin, pasqyrë të lëvizshme dhe çantë mbajtëse për më shumë pjesë. /albeu.com


Shtuar 14.10.2021 13:46