Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo Nazario da Lima, dy herë fitues i Kupës së Botës, ka komentuar situatën fizike të Cristiano Ronaldos dhe Neymarit.
Sipas “Fenomenit”, dy futbollistët kanë mbërritur në një fazë të karrierës kur vullneti për të vazhduar të luajnë nuk ecën domosdoshmërisht paralelisht me mundësitë që u ofron trupi.
None found
“Në përgjithësi, trupi të jep sinjale kur nuk arrin më të përballosh ritmin. Besoj se edhe Cristiano, edhe Neymar kanë arritur në momentin kur duhet të pajtohen me trupin e tyre. Është tepër e vështirë të fitosh këtë betejë ndaj trupit”, deklaroi fillimisht Ronaldo për ESPN Brasil.
Ai theksoi se Cristiano Ronaldo mund të ketë ende mundësi të luajë në Arabinë Saudite, por se paraqitja në Kupën e Botës përbën një sfidë shumë më të ndërlikuar, pasi niveli është dukshëm më i lartë.
“Edhe pse kemi pasion, dashuri për futbollin dhe dëshirën për të luajtur përgjithmonë, në fund është trupi ai që vendos gjithçka”, u shpreh legjenda braziliane.
“Sot nuk luaj futboll, sepse mendja ime funksionon në një mënyrë që trupi im thjesht nuk është në gjendje ta përballojë”, përfundoi Ronaldo Nazario.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…