Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se është në dijeni që flamuri shqiptar do të valëvitet më 28 Nëntor në disa komuna të vendit, mes tyre edhe në qytetin e Shkupit.
Sipas tij, kjo nuk është një praktikë e re, pasi ka ndodhur edhe në të kaluarën. Duke folur për aktivitetet e zhvilluara në Manastir për Ditën e Alfabetit Shqip, Mickoski e vlerësoi organizimin si dinjitoz dhe veçoi pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.
None found
“E di shumë mirë se më 28 Nëntor flamuri shqiptar do të shfaqet në qytetin e Shkupit dhe në shumë komuna të tjera në të gjithë Maqedoninë, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. Pak ditë më parë shënuam Ditën e Alfabetit Shqip në një mënyrë vërtet dinjitoze. Ishte kënaqësi që në Manastir morën pjesë kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Kosovës, në një aktivitet që nderoi këtë festë kombëtare dhe që, sipas meje, ishte një ngjarje shumë e bukur.”
Sa i përket mungesës së flamurit maqedonas gjatë takimit të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, me kryeministrin shqiptar Edi Rama në konsullatën në Manastir, Mickoski e konsideroi rastin si një pakujdesi të protokollit të partisë dhe të kryetarit të saj.
“Aktiviteti për të cilin po flisni u organizua nga Qendra Kulturore Maqedonase në Tiranë. Megjithatë, më vjen keq që gjatë takimit me liderin e LSDM-së në konsullatën në Manastir nuk ishte vendosur flamuri maqedonas. Mendoj se kjo erdhi si pasojë e një neglizhence nga protokolli i LSDM-së dhe kryetari i saj. Vendosja e flamurit është shenjë respekti ndaj shtetit dhe gjeste të tilla nuk janë të përshtatshme”, u shpreh Mickoski.
KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e evidentuara në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2025.…
Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin…
Duke folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sabah, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, lëshoi një përgjigje të ashpër…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në debatin mbikëqyrës në Kuvend për Bankën Alta, deklaroi se kreu i shtetit nuk ka autoritet ligjor…
Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski nuk është më në krye të KB Vëllaznimit. Ekipi i Superligës së Kosovës…
Mateo Kovacic është shndërruar në një nga alternativat e Milanit për ta zëvendësuar Luka Modricin gjatë verës së ardhshme. Mesfushori…