Categories: kosovë

Hoti kritikon shpenzimet për qira: Për pesë-gjashtë vjet janë paguar gati 70 milionë euro

Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës ka analizuar Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, të cilin e ka prezantuar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Gjatë raportimit, Murati deklaroi se pranimet e realizuara në vitin 2025, ku përfshihen fondet e investimeve, të hyrat vetanake dhe donacionet, kapën vlerën prej 3 miliardë e 512.5 milionë eurosh. Ndërkohë, pagesat e kryera arritën në 3 miliardë e 487 milionë euro.

Të lidhura

None found

Ministri në detyrë bëri të ditur se, në krahasim me vitin paraprak, si pranimet ashtu edhe pagesat u rritën me nëntë për qind.

“Gjatë vitit 2025, pranimet e realizuara gjithsej, duke përfshirë fondet e investimeve, të hyrat e veta dhe donacionet, kanë arritur në 3 miliardë e 512.5 milionë euro, që paraqet rritje prej 9% krahasuar me vitin paraprak. Në të njëjtën periudhë, pagesat e realizuara gjithsej, përfshirë fondet e investimeve, të hyrat e veta dhe donacionet, janë 3 miliardë e 487 milionë euro, me një rritje prej 9% kundrejt vitit paraprak”, ka thënë Murati.

Plani vjetor parashikonte pranime në vlerën 3 miliardë e 835.225 milionë euro, ndërsa pagesat ishin planifikuar në shumën prej 3 miliardë e 782.398 milionë euro.

Gjatë debatit, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, u ndal te shpenzimet që institucionet vazhdojnë t’i bëjnë për marrjen me qira të objekteve private.

Ai theksoi se, megjithëse më herët janë bërë diskutime dhe janë dhënë zotime për uljen e këtyre kostove dhe kalimin e institucioneve në ndërtesa publike, problemi ende nuk është zgjidhur.

“Kanë kaluar pesë vite që jam pjesë e këtij komisioni. Gjatë tre viteve të para, ministri ka insistuar fuqishëm që këto shpenzime të ulen, institucionet të largohen nga objektet private ku paguajnë qira dhe të vendosen në objekte publike. Megjithatë, duket se në këtë drejtim nuk është ndërmarrë asgjë. Çdo vit vazhdojmë të shpenzojmë 11, 12, ndërsa në vitin 2025, 13 milionë euro për qira. Dua të dëgjoj vlerësimin e ministrit dhe të di cili është plani, sepse vetëm për këto pesë-gjashtë vite janë paguar gati 70 milionë euro për qera”, ka deklaruar Hoti.

Komisioni për Buxhet kishte në rend dite edhe shqyrtimin e marrëveshjeve të kredisë për projektet shëndetësore, ndryshimet e Ligjit për Sigurimin e Depozitave dhe raportin për shpenzimet e Kuvendit gjatë nëntëmujorit të vitit 2026.

të fundit

KOSTT-i pajtohet me gjetjet e auditimit, Mustafa ngre shqetësime për 72 kontratat prej 54 mijë eurosh

KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e evidentuara në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2025.…

2 minutes ago

Mickoski: Më 28 Nëntor flamuri shqiptar do të vendoset në Shkup dhe në shumë komuna

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë…

3 minutes ago

Laporta paralajmëron Perezin: Barcelona do të kërkojë dëmshpërblim për përmendjen e vazhdueshme të emrit të saj

Duke folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sabah, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, lëshoi një përgjigje të ashpër…

8 minutes ago

Siljanovska-Davkova: Nuk kam kompetenca në çështjen e Alta Bankës

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në debatin mbikëqyrës në Kuvend për Bankën Alta, deklaroi se kreu i shtetit nuk ka autoritet ligjor…

16 minutes ago

Vëllaznimi i jep fund bashkëpunimit me Aleksandar Jonçevskin

Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski nuk është më në krye të KB Vëllaznimit. Ekipi i Superligës së Kosovës…

19 minutes ago

Modric sugjeron Kovacicin si pasuesin e tij te Milani

Mateo Kovacic është shndërruar në një nga alternativat e Milanit për ta zëvendësuar Luka Modricin gjatë verës së ardhshme. Mesfushori…

19 minutes ago