Gjatë seancës mbikëqyrëse të Kuvendit për Alta Bankën, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sqaroi se kreu i shtetit nuk ka kompetencë ligjore për të dhënë apo hequr licenca bankare, për të miratuar pëlqime, për të mbikëqyrur bankat apo për të vendosur administrim të përkohshëm. Ajo nënvizoi se këto përgjegjësi i takojnë Bankës Popullore.
Duke iu përgjigjur deputetëve Sonja Mirakovska dhe Nikola Miceski, Siljanovska-Davkova tha se pavarësia e Bankës Popullore garantohet nga Kushtetuta dhe ligji. Sipas saj, as ajo dhe as kabineti i saj nuk janë përfshirë në procedurat që kanë të bëjnë me Alta Bankën.
None found
Presidentja mohoi gjithashtu se propozimi i saj për Trajko Slaveskin si guvernator kishte lidhje me hyrjen e Alta Bankës në vend, duke i quajtur këto pretendime “të çuditshme” dhe “të pakuptimta”.
Ajo shpjegoi se kandidaturën e Slaveskit e vendosi vetë, duke u mbështetur te formimi dhe përvoja e tij akademike e profesionale. Para se ta paraqiste propozimin, u konsultua me ekspertë të ekonomisë dhe bankave, ish-guvernatorë, profesorë dhe përfaqësues të komunitetit akademik.
Sipas Siljanovska-Davkovës, Slaveski i përmbush kriteret ligjore dhe ka katër dekada përvojë si profesor, si dhe një karrierë të spikatur akademike e ndërkombëtare. Ajo tha se faktorët vendimtarë ishin ekspertiza, kompetenca dhe integriteti i tij profesional.
“Nuk kam autoritet për të lëshuar ose revokuar licenca, për të dhënë apo tërhequr pëlqime, për të kryer mbikëqyrje bankare, për të marrë masa mbikëqyrëse ose për të vendosur administrim në një bankë. Këto çështje trajtohen nga organet e Bankës Popullore”, deklaroi presidentja.
Duke folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sabah, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, lëshoi një përgjigje të ashpër…
Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski nuk është më në krye të KB Vëllaznimit. Ekipi i Superligës së Kosovës…
Mateo Kovacic është shndërruar në një nga alternativat e Milanit për ta zëvendësuar Luka Modricin gjatë verës së ardhshme. Mesfushori…
Duke iu bashkuar thirrjes së Kosovës për të raportuar dhunën, shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve…
Shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare të tij në Kosovë i janë bashkuar thirrjes për…
Kevin GjokaSulmuesi i majtë, Kevin Gjokaj, po tregon nivel shumë të lartë te ekipi i Catanzaro U19 në Primavera 2,…