Kylian Mbappe ka përmendur tre emra historikë të Real Madridit që do të dëshironte t’i shihte sërish në skuadër, duke zgjedhur Cristiano Ronaldon, Zinedine Zidanen dhe Ronaldo Nazario në vend të futbollistëve aktualë.
None found
Francezi po vijon aktivitetet e tij mediatike përpara ceremonisë së Topit të Artë 2026, çmim të cilin shpreson ta fitojë.
Gjatë një interviste për AS, sulmuesi u pyet se cilët lojtarë do të transferonte te madrilenët nëse do ta kishte një mundësi të tillë.
“Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, Ronaldo, nëse do të mund të riktheheshin”.
“Cristiano do të rikthehej. Zizou ende luan pak kohë pas kohe. Ndërsa Ronaldo… cilësia nuk zhduket kurrë. Ata janë legjenda të Real Madridit. I kanë dhënë shumë klubit dhe vazhdojnë të ngjallin një emocion të jashtëzakonshëm te tifozët e Madridit”.
Mbappe u ndal edhe te marrëdhënia në fushë me Vinicius Juniorin dhe Jude Bellinghamin, duke nënvizuar se dy yjet e Real Madridit karakterizohen nga mënyra të ndryshme loje.
“Ata janë lojtarë shumë të ndryshëm. Bëjnë gjëra krejtësisht të ndryshme në fushë. Në disa aspekte të lojës është më e lehtë me Juden. Në të tjera me Viniciusin, Arda Gulerin, Brahim Diazin, Yan Diomanden apo Carlos Espin”.
“Espi do të shënojë shumë gola këtë sezon. Ai ka një nuhatje të vërtetë për golin”.
Fjalët e tij vijnë pas asistimit që Mbappe i dha Espín në minutat shtesë të përballjes me Elchen, ndërsa Real Madridi siguroi tri pikët.
Pavarësisht kësaj, Mbappe është aktualisht lojtari me më shumë raste të mëdha të humbura në La Liga, me nëntë të tilla. Vinicius Junior, ndërkohë, ka humbur pesë./
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…