Ronaldo lë në mes stërvitjen me Juventusin (VIDEO)

Ylli portugezi  Juventusit, Cristiano Ronaldo është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja me Juventusin për shkak të një dëmtimi që ka marrë në krahë pas një dueli me mbrojtësin brazilian, Alex Sandro.

Të martën, u përfol se Ronaldo kishte kërkuar largimin nga Juve dhe pritej t’i bashkohej Manchester City-t.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes po merret me situatën dhe në ditët e ardhshmë mund të kemi zhvillime të reja. Bernardo Silva dhe Aymeric Laporte mund të përfshiheshin në operacion, pasi Man City nuk dëshiron të shpenzojë asnjë qindarkë për kartonin  e Ronaldo-s.

 


Shtuar 25.08.2021 18:01