Cristiano Ronaldo është në mëdyshje përsa i përket qëndrimit të tij te Manchester United edhe për sezonin tjetër.
Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, ish-lojtari i Juventusit ka mbetur i zhgënjyer nga rikthimi në “Old Trafford” dhe po mendon seriozisht largimin nga “djajtë e kuq” në fund të sezonit.
Sipas gazetës angleze, portugezi kërkon që të mësojë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i United.
Marrëdhënia me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick nuk ka ngjitur që në fillim dhe nëse gjermani do të qëndrojë më gjatë në pankinë, atëherë largimi CR7 në verë është thuajse i sigurtë.