Gazetari spanjoll Alvaro Morales beson se Lionel Messi nuk arriti të kapërcejë rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo në luftën për titullin e lojtarit më të mirë në histori.
“Messi fitoi një Botëror dhe tani ai quhet më i miri. Pele thjesht do të qeshte me të dëgjuar një deklaratë të tillë, sepse ai e fitoi Kupën e Botës tre herë. Messi dështoi në këtë drejtim, sepse e ka fituar vetëm një herë. Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i mirë në histori. Fitimi i Europianit është më i vështirë se Kupa e Botës. Cristiano gjithashtu ka më shumë fitore në Champions League”, tha ai për Barca Universal Morales.
Të lidhura
None found
Kujtojmë, më herët kishte zëra se Ronaldo dëshiron të marrë pjesë në Botërorin 2026. /G.D albeu.com/
