Cristiano Ronaldo, e ka bllokuar llogarinë në Instagram të “Transfermarkt” pasi nuk ishte pajtuar me vlerësimin që faqja i kishte dhënë atij.
Faqja e internetit në fjalë punëson mbi 80 njerëz dhe ka më shumë se 1000 vullnetarë që punojnë për të, të cilët mbledhin informacione dhe në bazë të tyre vlerësojnë vlerën e një lojtari në treg.
Në mars të vitit 2020, Ronaldo u përfshi në një ekip të emëruar “Jorge Mendes XI”, një ekip i përbërë nga lojtarë të përfaqësuar nga ky agjent në të cilin portugezit iu dha një vlerësim prej 75 milion euro.
Duke shpjeguar se si ndodhi incidenti, koordinatori i “Transfermarkt” Christian Schwarz duke folur për “The Athletic”:
“Ai dërgoi një mesazh fillimisht te djemtë tanë të mediave sociale. Ata iu përgjigjën dhe ia shpjeguan pse dhe i thanë se në mesin e lojtarëve të grupmoshën tënde, ti je deri tani numri një”.
“Ishte 30-50 milionë funte diferenca midis Ronaldos dhe lojtarit tjetër në listë dhe më pas ai dërgoi disa emoji dhe më pas na bllokoi”, tregon më tutje Schwars..
Në të vërtetë, bashkëlojtari i Ronaldos në Portugali, Bernardo Silva, gjithashtu klient i Mendes, u vlerësua më i larti me 100 milionë euro.
Transfermarkt aktualisht e vlerëson Ronaldon me 31.5 milionë funte, më pak se gjysma e asaj që citoi faqja dy vjet më parë.