Ronaldo dhe Georgina vendosin pemën e Krishtlindjeve brenda  shtëpisë mahnitëse (FOTO LAJM)

Familja e Cristiano Ronaldos tashmë është në frymën e Krishtlindjeve pasi shtëpia e tyre tanimë është dekoruar.

Ata kanë vendosur pemën e Krishtlindjeve dhe kanë zbukuar sallate shtëpisë së tyre luksoze në Manchester teksa përgatiten për periudhën më të mrekullueshme të vitit.

Shtëpia e tyre me shtatë dhoma gjumi, kompleks fitnesi të teknologjisë së lartë, pishinë dhe xhakuzi është gjallëruar vërtet.

Georgina Rodriguez, e cila është në pritje të binjakëve, ndau pamjet në Instagram. Ronaldo nuk do të arrijë të kalojë shumë kohë me të dashurit e tij gjatë pushimeve pas Manchester United ka një orar të ngjeshur. /albeu.com


Shtuar 9.12.2021 14:39