Ron Raçi vlerësohet si një nga më të mirët e Hajdukut në triumfin ndaj Rakowit

Ron Raçi ishte ndër lojtarët më të spikatur të fitores historike të Hajdukut ndaj Rakowit, sukses që i siguroi skuadrës nga Spliti një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi kosovar e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e parë dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e ekipit kroat.

Hajduku arriti të mposhtë Rakowin me rezultatin 3-2 pas vazhdimeve, në ndeshjen e kthimit të play-offit. Pas dy përballjeve, skuadra nga Spliti triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Ky sukses i dha Hajdukut kualifikimin në fazën e ligës së një kompeticioni evropian, duke shënuar një arritje të madhe për klubin kroat.

Tifozët e Hajdukut e renditën Raçin si lojtarin e dytë më të mirë të takimit, duke i dhënë notën 4.2. Përpara tij u pozicionua vetëm Rokas Pukštas, i cili mori vlerësimin 4.5 dhe u shpall më i miri i ndeshjes.

Pukštas ishte vendimtar për ekipin, pasi realizoi golin e fitores. Kjo ishte njëkohësisht paraqitja e tij e fundit me Hajdukun, përpara transferimit te Middlesbrough.

Një tjetër golashënues i Hajdukut ishte Michele Šego, i cili u vlerësua me notën 4.0. Të njëjtin vlerësim mori edhe trajneri Gonzalo Garcia.

Paraqitja ndaj Rakowit do të mbetet e veçantë për Ron Raçin, i cili ndihmoi skuadrën të siguronte një kualifikim të rëndësishëm në Evropë dhe u përzgjodh nga tifozët si një prej protagonistëve kryesorë të kësaj ndeshjeje.


sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetpusulabetpusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis giriş