Roma rrezikon të mos përzgjedhet nga UEFA si pritëse e “Euro 2020”

Qyteti i Romës dhe Stadio Olimpico rrezikojnë të humbin të drejtën e të qenit  pritëse të Kampionatit Evropian.

Sipas “Sport Mediaset”, Roma është në rrezik të mos përzgjidhet nga UEFA shkaku i paaftësisë për të siguruar tifozët në “Euro 2020”.

Për këtë problem, presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina i ka dërguar një letër personale Kryeministrit italian, Mario Graghi në të cilën i kërkon të marrë masa që kjo gjë të ndodhë.

Qëllimi i letrës është adaptimi i situatës me qëllim që UEFA ta pranojë delegimin e Romës si qytet nikoqir për të mirën e shtetit italian.

Në letër, Grevina nënvizon që Roma duhet të sigurojë që të paktën 25% të kapacitetit të stadiumit do të jetë me njerëz, normë e kërkuar nga UEFA.

Në ditët e ardhshme, UEFA do të vendosë për fatin e qyteteve të mbetura siç janë, Roma, Munichu etj.


Shtuar 12.04.2021 12:45