Roma “pushton” Tiranën, Mourinho shkruan historinë (VIDEO)

Roma “pushton” Tiranën dhe nis festën në Air Albania.

Skuadrës italiane i mjaftoi një gol i shënuar nga Zaniolo në minutën e 17′ për të fituar Conference League.

Në pjesën e dytë, Feynoord u hodh në sulm duke goditur dhe dy herë shtyllën por pa sukses, pasi verdhekuqtë u mbyllën mjaft mirë në mbrojtje.

Roma kishte 31 vjet pa një finale Europiane, ndërsa 14 vite radhazi pa asnjë trofe.

Ndërkohë, Mourinho bëhet trajneri i parë në historinë e futbollit që i fiton të gjitha trofetë Europianë, Champions, Europa League, Conferece League. /albeu.com/