Roma ndalet në barazim ndaj Genoa në Olimpico

Roma nuk ka arritur të përfitojë nga kundërshtari i sotshëm pasi u ndal në rezultatin 0-0 ndaj Genoa.

Kryeqytetasit kanë dominuar totalisht lojën por nuk kanë arritur të zhbllokojnë në asnjë moment rezultatin.

Në minutën e 68-të Ostigard doli me kartonin e kuq dhe Genoa mbeti me 10 lojtarë, gjë e cila nuk u shfrytëzua nga Roma.

Në minutën e 91-të Zaniolo shënon gol por u anullua nga VAR. Djaloshi italian protestoi dhe arbitri kryesor e ndëshkoi me kartonin e verdhë. Pas 4 minutash ai merr edhe të dytin për sjellje jo të hijshme ndaj gjyqtarit dhe del nga fusha e lojës.

Tashmë Roma ndodhet në vendin e gjashtë me 39-të pikë ndërsa Genoa në vendin e parafundit me 14-të pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 17:25