Roma dhe Mourinho duhet të presin ende, shtyhet rikthimi i Marash Kumbullës

Marash Kumbulla prej muajsh është larg fushave të blerta, me mbrojtësin e kombëtares që për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të japë kontributin e tij në pjesën e parë të sezonit. Shqiptari pritej që nga java në javë të rikthehej në fushë, por diçka e tillë është shtyrë sërish.

23-vjeçari prej më shumë se një muaji stërvitet me skuadrën, por sipas “Il Tempo” rikthimi i tij në fushë është shtyrë për shkak të një ngurtësimi të aduktorit që po ngadalëson fazën e rikuperimit të lojtarit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka vetëm një dëmtim të lehtë.

Të lidhura

None found

Gjasat janë që lojtari të grumbullohet dhe të marrë minuta në një nga ndeshjet e ardhshme në Serie A ose në Kupën e Italisë. Me rikthimin e Kumbullës do të ketë më shumë alternativa zgjedhjeje nga Jose Mourinho për pjesën e mbetur të sezonit. /newsport.al/


Shtuar 9.01.2024 17:02