Transferimi i parë i Mourinhos vjen nga Arsenal

Ainsley Maitland-Niles është transferimi i parë i Romës për merkaton e janarit.

24-vjeçari do t’i bashkohet Romësnë formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Roma do të paguajë në arkat e Arsenal-it 600 mijë euro për huazimin deri në fund të sezonit, ndërsa për ta blerë lojtarin do t’i duhen 10 milion euro.

Mourinho e kërkoi me ngulm Niles pasi djaloshi mund të luajë në të gjithë pozicionet e mesfushës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 14:26