Roma dhe Juventus kërkojnë sulmues, duelojnë për lojtarin e Atalantës

Luis Muriel me shumë gjasa mund të largohet nga Atalanta gjatë merkatës së verës.

Për sulmuesin kolumbian kanë shfaqur interesime dy skuadra të tjera në Seria A, teksa Roma dhe Juventusi kërkojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Muriel shikohet si i duhuri për të tentuar një transferim.

Pas 3 vitesh pjesë e “bergamaskëve”, sulmuesi mund të provojë kështu një eksperiencë të re , me Atalantën që do të lejojë shitjen e yllit të skuadrës nëse në drejtim të tij vijnë oferta mbi 20 milionë euro.

31-vjeçari ka shënuar 14 gola e ka asistuar në 10 të tjerë në 39 ndeshje zyrtare për Atalantën për këtë edicion.

Si Roma ashtu edhe Juventus janë gati t’i përmbushin kërkesat e Atalantës për transferimin e Muriel në verë. / h.ll/albeu.com

Shtuar 16.05.2022 22:50