Rodrygo Goes ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, Ronaldo Nazario da Lima si legjendën e Real Madridit me të cilin do të donte të luante.
Sulmuesi i Real Madridi ka folur shpesh për adhurimin e tij për Cristiano Ronaldon, por duket se ai e ka më shumë për Ronaldo Nazarion.
Rodrygo u pa një herë në një intervistë i veshur plotësisht me fanellën e tij të Brazilit duke prekur këmbët e Ronaldos përpara se të prekte të tijat.
Gjesti qesharak sugjeronte që Rodrygo po donte të ‘merrte’ disa aftësi nga legjenda braziliane.
CR7 mbetet golashënuesi rekord i Real Madridit në histori me 450 gola, por Ronaldo nuk bëri keq as duke shënuar 103 gola në 177 ndeshje.
23-vjeçari ka bërë një paraqitje mbresëlënëse për Real Madridin këtë sezon me 11 gola dhe 6 asistime në 26 ndeshje. /Telegrafi/