Rinovimi me Neymar dhe Mbappe, flet Leonardo

Drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo ka folur për rinovimin e dyshes, Neymar dhe Mbappe.

Rinovimi i kontratës nga Neymar dhe Mbappe është bërë si një serial televiziv tashmë.

Mbappe që lidhet me një kalim tek Real Madridi, ndërsa Neymar spekulohet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Por, sot duke folur për “Canal Plus”, Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur për situatën e rinovimit me yjet e Parisit.

“Kontrata e Mbappe? Në përgjithësi jemi optimistë, ai ende ka një vit në kontratën e tij dhe vendimi i tij do të vijë me kohë”, tha Leonardo.

“Kontrata e Neymar? Të gjithë i dinë qëllimet tona. Nuk jemi me nxitim, marrëdhënia me të është e shkëlqyeshme, ne duam që kjo të ndodhë”, përfundoi Leonardo./


Shtuar 24.04.2021 18:36