Rinovim i rëndësishëm te Real Madridi, rinovon kontratën mesfushori kroat

Luka Modric do të qëndrojë te Real Madrid, të paktën edhe për një sezon tjetër.

Ky është lajmi i publikuar nga gazetari Fabrizio Romano, i cili bën me dije se mesfushori 38 vjeçar tashmë ka arritur marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon.

Të lidhura

None found

Në këtë mënyrë, Los Blancos mbylli një nga problemet e shumta që i duhej të jepte drejtim.

Klubi gjigand i La Ligës synon që të bëjë disa lëvizje të zgjuara në merkato, në mënyrë që të vijojë të fitojë trofe të rëndësishëm në Spanjë e në arenën ndërkombëtare, për sezonin që vjen.


Shtuar 6.06.2024 22:33