Christian Eriksen do të rikthehet tashmë në fushën e lojës.
Brentford arriti të transferojë ‘magjistarin’ danez këtë merkato të janarit. Eriksen i kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë do të jetë i gatshëm të aktiviziohet si më parë.
Danezi ndaloi së luajturi për një kohë të gjatë që nga data 12 qershor pasi pësoi një atak kardiak në Euro 2020.
Mundësia për të luajtur përsëri me Interin ishte e pamundur pasi nuk është e lejueshme në këtë shtet të luash me defibrilator në zemër. Gjithësesi Interi nuk e ka harruar ish-lojtarin e tyre dhe i ka bërë një urim në Twitter.
“Paç fat me aventurën tënde të re Eriksen. Jemi shumë të lumtur që të rikthehesh në fushën e lojës. Përgjithmonë zikaltër”, kështu është shprehur Inter./h.ll/albeu.com
Good luck for your new adventure, @ChrisEriksen8 ?
We are happy to see you back out on the pitch!
Forever ??#FCIM https://t.co/RtZAc1Rodm— Inter ??? (@Inter) January 31, 2022