VIDEO / Rey Manaj i pandalshëm, realizon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Rey Manaj ka vazhduar shkëlqimin në Turqi me fanellën e Sivasspor.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol në elitën e futbollit turk, në sfidën që Sivasspor po e zhvillon ndaj Rizespor.

Ishte minuta e 30-të e ndeshjes, kur Manaj realizoi gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Ky është goli i 12-të në kampionat për Manajn, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer sportive.

Përveç 12 golave në kampionat, Manaj ka shënuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë dhe në total ka realizuar 16 gola këtë edicion. /Telegrafi/


Shtuar 11.02.2024 12:46