Rey Manaj “i çmuar” për Sivassporin, klubi turk kërkon 10 milionë euro për të

Në këtë sezon futbollistik, Rey Manaj po kalon formën e jetës. Sulmuesi shqiptar po bën paraqitje fantastike me fanellën e Sivasspor në elitën e futbollit turk. Në 24 ndeshje të luajtura deri më tani mes Superligës dhe Kupës së Turqisë, Manaj ka shënuar plot 16 gola, duke e bërë pikën kyçe të Sivasspor.

Duke parë performancat e tij të shkëlqyera, e ardhmja e 26-vjeçarit nga Lushnja pritet që në verë të jetë larg Sivasspor. Por këta të fundit nuk do ta lënë të lirë për një shumë të vogël. Kujtojmë që vlera e Manaj në “Transfermarkt”, është 1.4 milionë euro ndërsa klubi turk kërkon plot 10 milionë euro për ta lënë Manajn të lirë.

Një klauzolë e shumfishuar kjo, që tregon se Sivasspor e ka ndarë mendjen për ta bërë lushnjarin shitjen më të shtrenjtë të historisë. /newsport.al/


Shtuar 14.02.2024 15:54