Revolucion në Ligën Premier: Bisedat e gjyqtarëve me lojtarët do të transmetohen për herë të parë

Për herë të parë, tifozët e Ligës Premier do të kenë mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt komunikimin mes gjyqtarëve dhe futbollistëve gjatë ndeshjeve, përmes përdorimit të teknologjisë “Ref Cam”, e cila u testua sezonin e kaluar, raporton The Times.

Të lidhura

None found

Ky vendim shihet si një masë e re për të garantuar më shumë qartësi dhe transparencë në procesin e gjykimit.

Pas momenteve kryesore të një takimi, shikuesve do t’u transmetohen pjesë të zgjedhura të dialogut. Teknologjia “Ref Cam” do të përdoret në një ose dy ndeshje për çdo xhiro.

Risia nuk pritet të vihet në zbatim që në javët e para të sezonit.

Komunikimet që zhvillohen gjatë rishikimeve të VAR-it nuk do të bëhen publike, pasi kjo nuk lejohet nga rregullat aktuale të IFAB-it.

Lukas Brud, përfaqësues i këtij institucioni, ka shprehur shqetësimin se transmetimi i bisedave të tilla mund t’u shkaktojë shikuesve një “përvojë kaotike”, ndërsa paralajmëroi edhe për rreziqe të mundshme ndaj sigurisë së gjyqtarëve.

Përveç kësaj, Liga Premier do të publikojë çdo javë vendimet e panelit lidhur me incidentet më të rëndësishme të ndeshjeve. Në rrjetin social X do të shpërndahen edhe citimet e drejtpërdrejta të gjyqtarëve, duke zëvendësuar shpjegimet e përmbledhura që përdoreshin deri tani.


Shtuar 19.08.2026 08:40

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet