Një sulm me dronë i forcave ruse goditi gjatë natës qytetin ukrainas të Zaporizhzhias, duke lënë të paktën një person të vrarë dhe gjashtë të plagosur.
Të lidhura
None found
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov, bëri të ditur se goditjet dëmtuan ndërtesa banimi dhe objekte të tjera. Në njërën prej zonave të sulmuara shpërtheu edhe zjarr.
Kjo valë sulmesh ndodhi një ditë pas goditjeve të shumta ruse kundër Zaporizhias dhe rajoneve përreth. Autoritetet ukrainase raportuan se më 18 gusht u vranë dy persona dhe u plagosën 10 të tjerë.
Gjatë së njëjtës ditë, forcat ruse ndërmorën qindra sulme me dronë, mes tyre edhe dronë FPV, si dhe përdorën artileri e sisteme raketore.
Sipas autoriteteve të Ukrainës, si pasojë e këtyre sulmeve u regjistruan 192 raste dëmtimi të banesave, automjeteve dhe infrastrukturës.
Shërbimet e emergjencës u angazhuan në vendet e goditura, ndërkohë që autoritetet po vazhdojnë të evidentojnë dëmet dhe pasojat e sulmeve.
