Kartoni blu është gati të implementohet në futboll ditën e sotme nga FIFA. Kjo lëvizje revolucionare do të zyrtarizohet si pjesë e protokollit të arbitrave që do të kenë mundësinë të përjashtojnë lojtarë për 10 minuta nga fusha e lojës nëse kryejnë një faull cinik apo protestojnë ashpër ndaj zyrtarve të ndeshjes.
Protokolli i ri do ta limitojë kartonin blu deri në ndërhyrjet e gabuara që shmangin një aksion premtues. Pra, nëse një lojtar shkakton faull në lojtarin e fundit, ai ndëshkohet me karton blu dhe përjashtohet për 10 minuta dhe jo me karton të kuq si zakonisht. Dy kartonë blu apo një kombinim kartonësh blu-verdhë do të sjellë kartonin e kuq.
Ligat elitare do të përjashtohen nga testimet e para në ndeshjet profesioniste në rast se protokolli ka nevojë ende për rishikime, siç deklaron vetë FIFA. Implementimi i tyre në kampionatet më të mëdha pritet të fillojë në verë në varësi të rezultateve. /newsport.al/