Trajneri më i mirë në botë, FIFA zbulon tre të nominuarit

FIFA ditën e sotme ka zbuluar tre trajnerët e nominuar për të fituar cmimin e trajnerit më të mirë në botë.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është një nga të nominuarit pasi pati një vit të suksesshëm me skuadrën e “citizens” ku fituan Premier League dhe EFL Cup.

Pjesa e kësaj liste është edhe trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, i cili fitoi EURO 2020, por puna fantastike e tij nis vite më përpara kur e mori kombëtaren “Azurre” në një pikë kritike.

I treti në këtë listë është po ashtu pjesë e Premier League, Thomas Tuchel i Chelsea. Gjermani në drejtimin e “Bluve” ia doli të fitonte kompeticionin më të rëndësishëm Evropian për klube, Champions League.

Këto dhe shumë çmime të tjera, FIFA do t’i japë në ceremoninë e 17 janarit në Zurich. r.t/albeu.com


Shtuar 6.01.2022 15:48