Rënia e Joao Felix, te Barça nisin dyshimet

Joao Felix shpërtheu te Barcelona menjëherë pas kalimit në “Camp Nou”. Portugezi u shndërrua në një element kyç në formacionin e Xavi Hernandez, por javët e fundit ka rënë ndjeshëm rendimenti dhe performanca e tij.

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Barbastro në Copa del Rey zhgënjey në fushën e lojës. Në një situatë të tillë te Barça kanë nisur dyshimet. Në fakt katalanasit janë të ndarë në dy pjesë.

Nga njëra anë janë ata që besojnë te aftësitë e lojtarit dhe nga ana tjetër ndodhen ata që mendojnë se portugezi nuk është i domosdoshëm për formacionin e Xavit. Kujtojmë se Felix i përfundon huazimi në fund të këtij sezoni dhe tashmë duhet të zgjidhet e ardhmja e tij, nëse Barça do të blejë kartonin apo do ta rikthejë te Atletico Madrid. /newsport.al/


Shtuar 11.01.2024 13:12