Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova ruajnë pozicionet

Shqipëria ruan vendin e 66-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në përditësimin e fundit të bërë nga qeveria e futbollit, kuqezinjtë kanë ndryshuar pozicionim dhe për faktin se nuk ka pasur sfida të përfaqësueseve evropiane. Sa u takon rivalëve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Rusia mban pozicionin më të mirë, duke qenë në vendin e 34-t, ndërsa Islanda ndodhet vetëm katër vende mbi kuqezinjtë. Ekipi i vetëm që ka rikuperuan një pozicion është Izraeli, që ndodhet në vendin e 78-të, për shkak të rënies së Omanit. Sa i takon renditjes së Kosovës, përfaqësuesja dardane po ashtu nuk ka ndryshuar pozicionon, duke u renditur në vendin e 111 në këtë klasifikimin.

Sa i takon top-10-shes të kësaj renditjeje, vijon të kryesojë Belgjika, e cila ndiqet nga Brazili dhe kampionia e botës, Franca. Italia, kampione Evrope, e sheh veten e gjashta, ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet nga Spanja, Portugalia, Danimarka dhe Holanda. Gjermania ka humbur një tjetër pozicion, duke u renditur në vendin e 12-të, për shkak të ngjitjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krahas azhornimit mujor, FIFA ka publikuar dhe bilancin vjetor të skuadrave, teksa Shqipëria ndodhet në të njëjtën pozitë si një vit më parë. Për shkak të pandemisë Covid-19, në vitin 2021 u rikuperuan dhe ndeshjet që u shtynë gjatë vitit paraardhës, duke regjistruar një rekord të ndeshjeve kombëtare, plot 1116.

Belgjika e ka mbyllur për të katërtin vit në vendin e parë renditjen e përgjithshme, ndërsa Kanadaja është skuadra që ka marrë më shumë pikë në 12 muajt e fundit, duke u renditur në vendin e 40-të falë 130.32 pikë të marra gjatë këtij viti.


Shtuar 23.12.2021 13:56