Renditja e FIFA-s/ Shqipëria e “gozhduar” në vend, Kosova humb terren (FOTO LAJM)

Shqipëria në fund të sfidave të Nations League arriti të grumbullonte vetëm 2 pikë në 4 ndeshje të saj, duke u renditur në grup e treta, pas Izraelit dhe Islandës, duke lënë pas vetëm Rusinë e cila ishte e përjashtuar për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Nga krahu tjetër Kosova zhvilloi një fushatë më të mirë pasi arriti të grumbullonte 9 pikë në 6 ndeshje duke zënë vendin e 2-të në grup.

Me mbylljen e sfidave të Nations League, FIFA tashmë ka publikuar edhe renditjen e re të kombëtareve.

Shqipëria ka mbetur në vend numëro, duke mos ndryshuar renditje, ndërsa ndodhet në vendin e 66-të me 1354.11 pikë, ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës ka zbritur një pozicion në renditjen e përgjithshme, duke u pozicionuar në vendin e 107-të me 1187.01 pikë.

Në top 10 nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet e para, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.

Pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.

Shtuar 6.10.2022 12:11