Rihedhja e shortit të UEFA Champions League vuri përballë Atletico Madridin dhe Manchester United.
Atletico Madrid, një skuadër shumë e fortë taktikisht, do të jetë përballë United. Por, për skuadrën nga ‘Old Trafford’ ka një shpresë, quhet Cristiano Ronaldo.
Rekodri i portugezit është i jashtëzakonshëm përballë ‘Rojiblancos’, ndaj të cilëve dy fitore i ka vetëm në finalet e Champions League, shkruan lajmi.net.
Portugezi është përballur në total 35 herë me Atletico Madrid, ku ka shënuar 25 gola, nga të cilat 4 het trike.
Po ashtu, 16 herë është dalë fitues. Ronaldo dominonte Rojiblancos me fanellën e Real Madrid, por më pas edhe me Juventus.
United ka një armë të fortë me vete për dy ndeshjet e radhës. Ronaldo e njeh mirë skuadrën nga Madridi. Shpresat janë tek ai.