Refuzuan kartonin e tij për ta blerë përfundimisht, Traore kthehet në Premier League

Adama Traore është larguar nga Barcelona, pasi i ka përfunduar huazimi në fund të qershorit, me klubin katalanas që nuk aktivizoi opsionin e blerjes.

Sulmuesi spanjoll përfundon kështu një gjysmë sezoni në Barcelonë, ashtu si Luuk de Jong, i cili u rikthye te Sevilla.

Anësori 26-vjeçar është sërish një opsion për trajnerin Bruno Lage dhe në datën 30 ka ndjekur stërvitjen në Wolverhampton. /h.ll/albeu.com

Shtuar 2.07.2022 15:36