Refuzon rinovimin, sauditët gati milionat për sulmuesin e Napolit

Ka hyrë në sezonin e ti të 5, me “Blutë” e Napoli, mirëpo ky edicion mund të jetë i fundit, për “fantazistin” italian të krahut të djathë të fushës, Matteo Politano, me këtë të fundit, që ende nuk ka arritur një akrod, për të rinovuar kontratën, me 3 herë kampionët e Italsë dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë një klub arab.

Bëhet fjalë për skuadrën e Al-Shabab, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave italian, drejtuesit e klubit saudit kanë bërë ofertën e parë zyrtare, për kartonin e italianit, si dhe prej disa javësh tashmë, arabët kanë nisur kontaktet edhe me lojtarin e agjentët e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se Politano ka një kontratë me “Blutë” e jugut të Italisë, deri në verën e vitit 2025, ndërsa në orët e fundit lojtari ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij, duke ngritur shumë pikëpyetje për “aventurën” e tij të radhës, në karrierë. /abcnews.al


Shtuar 28.12.2023 10:45