Manolas largohet nga Napoli në janar, ka arritur marrëveshjen me skuadrën e origjinës

Kostas Manolas largohet nga Napoli për t’u kthyer në Greqi .

Qendërmbrojtësi tashmë i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor me Olympiacos dhe do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Manolas prej kohësh e kishte humbur vendin e titullarit te skuadra me Napolit, me Rrahmanin që tashmë është partner me Koulibaly në mbrotje.

Kalimi i tij tek gjigandët grek në fakt ishte një lëvizje që erdhi e papritur duke befasuar jo pak opinionin. r.t/albeu.com


Shtuar 16.12.2021 15:22