Refuzoi fanellën me numrin “10”, Dybala tregon arsyet

Paulo Dybala ka folur së fundmi lidhur me aventurën e tij të re te ekipi i Romës.

Roma befasoi jo pak duke arritur marrëveshjen me yllin argjentinas, i cili prej ditësh ishte një lojtar i lirë.
Dybala-s iu afrua mundesia që të merrte fanellën me numrin “10” të cilën nuk e ka marrë askush që pas pensionit të Tottit, por ky i fundit e refuzoi.

“Drejtori propozoi të merrja numrin 10, që është shumë i rëndësishëm për çfarë ka bërë Totti. Ajo fanellë duhet të jetë akoma e tija. Unë i falënderova, sepse për atë fanellë duhet respekt dhe përgjegjësi”, ka thënë Dybala.

“Ndoshta një ditë do ta veshi, por sot jam i lumtur me 21. Është numër që jam i lidhur me të dhe me të cilin fillova të fitoja”, shtoi argjentinasi.

Dybala është përforcimi më i madh i Romës në vitet e fundit


Shtuar 21.07.2022 19:34