Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka qenë shumë i pakënaqur prej rezultatit. Në fund të ndeshjes ai u pa i zhgënjyer, sepse dy pikët e humbura janë shumë të rënda.
Zhgënjimin e tij për rezultatin Halili nuk ua transmetoi drejtpërdrejt lojtarëve, por në distancë ua ka bërë të qartë se ndeshja me rrogozhinasit ishte goditje shumë e rëndë në idetë e tij për sezonin.
Të humbasësh dy pikë në javën e dytë ndaj një kundërshtari të dobët në letër nuk tolerohet. Pavarësisht justifikimeve, Halili ua ka bërë të qartë të gjithëve në skuadër se nuk pranon më gabime nga ato që u panë të dielën në “Selman Stërmasi”.