Reali rikthehet te fitorja në La Liga, mposht jo pa vështirësi Cadiz-in në “Bernabeu” (VIDEO)

Pas dy ndeshjeve ku siguroi vetëm një pikë, Real Madridi ka arritur të triumfojë në ndeshjen e fundit para nisjes së Kupës së Botës në “Santiago Bernabeu” përballë Cadiz, ndeshje e vlefshme për javën e 14 të kampionatit.

Ndeshja nisi e luftuar nga të dyja skuadrat dhe kjo mund të vërehet edhe nga kartonat e verdhë të akorduar nga arbitri i ndeshjes gjatë pjesës së parë, plot 5. 3 për Real Madridin dhe 2 për Cadiz.

“Galaktikët” ia dolën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 40 me mbrojtësin Militao, gol që do të vendoste edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit do të shënonin edhe golin e dytë me Toni Kroos në minutën e 70, gol që do t’i vinte në gjumë djemtë e Ancelottit, të cilët filluan të lëshonin terren dhe të ndëshkoheshin në minutën e 82 me Perez edhe për një pasiguri të Courtois.

Të pranishmëve në stadium do t’i “ngrihej” gjaku kur miqtë për pak sa nuk barazojnë në shtesë.

Rezultati përfundimtar do të ishte 2-1 dhe Reali kështu shkon -2 nga Barcelona kryesuese.

Shikoni KËTU golat e ndeshjes./albeu.com

 


Shtuar 10.11.2022 23:29